- 17 Apr 2019
Kryetari Shpend Ahmeti ishte pjesë e modulit të tretë të Seminareve të Edukimit Special të pregaditura nën këshillimin e Prof.Dr. Binyamin Birkan, Ligjërues në Universitetin Biruni, Drejtor i Edukimit në Fondacionin SOBE dhe Koordinator Akademik në Fondacionin e Autizmit Anadoll dhe të organizuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Zyra Koordinuese në Prishtinë.
Temat e këtij moduli ishin " Tabela e Aktiviteteve: Pavarësia, zgjedhja dhe zhvillimi i ndërveprimit social " nga z. Ali İrfan ÇAKA, Ligjërues në Universitetin Biruni të Stambollit dhe " Problemet e Sjelljes dhe Metodat e Tejkalimit " ligjeruar nga Prof.Dr. Binyamin Birkan.
Seminaret e Edukimit Special po realizohen me mbështetjen Shoqatës së Studentëve të Diplomuar në Turqi (TUMED), dhe trajtojnë temat të përcaktuara duke u bazuar në kërkesat dhe sygjerimet organizatave partnere AutizmiFlet Kosovë , Shoqata "Autizmi" - Prishtinë dhe Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë.
Pjesëmarrës në këto seminare janë Drejtori për Mirëqenje Sociale Dren Kukaj dhe Mimoza Sylejmani nga Zyra e Regjenerimit Urban.
Një falenderim i madh për TIKA-n, për të mbështetjen dhe bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës në shumë fusha, veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm.