- 19 Apr 2019
Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim delegacionin e lartë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH/EBRD), kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti ku u rikonfirmua mbështetja e EBRD për financimin e ndërtimit të Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës.
Poashtu u diskutua mundësia e përkrahjes së projektit për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Kryeqytet, si pjesë e programit “EBRD Green Cities”, përmes së cilës Prishtina do të vendosej në hartën e “Qyteteve të Gjelbra” në botë.
Projekti i reformimit të Trafikut Urban është projekti i parë i BERZH-it në Kosovë i cili po zbatohet me sukses.