- 26 Apr 2019
Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhura mbrenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës.
Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera.
Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve.
Ftojmë të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme.
Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompanine “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante.