Funksionalizohet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

- 30 Apr 2019

Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë - Aeroport - Prishtinë.

Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.

Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë.