- 17 May 2019
17 maji, Dita Botërore e Hipertensionit u shënua me aktivitete të organizuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me Universitetin UBT.
Gjatë ditës janë zhvilluar vizita mjekësore për të moshuarit në qendrat e qëndrimit ditor dhe janë ofruar këshilla të ndryshme mjekësore.
U promovua rëndësia e përcjelljes së shtypjes së gjakut, nga të gjithë, e sidomos nga personat në moshë të shtyer dhe atyre me sëmundje kronike.
Rritja e shtypjes së gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo është evidentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shtypja e lartë e gjakut shtë faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit.