THIRRJE PËR PROJEKTE – HERITAGE SPACE IV

- 21 May 2019

Edicioni i katërt i Heritage Space fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë me idetë e tyre kreative, përmes të cilave do të ruajnë, promovojnë dhe rijetësojnë trashëgiminë kulturore.

Heritage Space përcepton trashëgiminë kulturore si të gjallë, dinamike dhe të aftë për ta ndikuar dhe për të ndikuar. Si një platformë, ajo ofron hapësirë për të gjithë njerëzit kreativ që të përdorin trashëgiminë kulturore si një burim frymëzimi për të zhvilluar produkte të reja duke përdorur mediumet dhe disiplinat e ndryshme kulturore.

Heritage Space do të mundësojë që trashëgimia kulturore të lidhet me njerëzit dhe të bëhet pjesë e jetës së tyre bashkëkohore, si dhe të mbetet si një burim i pazëvendësueshëm për zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik në Kosovë.

Edicioni i këtij viti synon të prezantojë projekte që përdorin trashëgiminë si një burim të pashterrshëm frymëzimi për një shoqëri më të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke promovuar identitetin tonë kolektiv.

Projekti Heritage Space zbatohet nga CHwB Kosova. Veprimtaria e projektit financohet bashkërisht me projektin“Dialogu Ndër-komunitar përmes Ruajtjes Gjithpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore” implementuar nga UNDP dhe financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe Qeverisë Suedeze.

Edicioni i këtij viti do të mbështesë idetë që ndërthurin trashëgiminë kulturore me:

Rrëfim dhe Interpretim
Artizanate
Trashëgiminë dixhitale
Për më shumë informacion në lidhje me fushat e mbështetura dhe mentorët e edicionit të katërt të Heritage Space lexoni: Fushat kreative të aplikimit!

Për më shumë informacion në lidhje me mënyrën e aplikimit, lexoni Udhëzuesin për Aplikim dhe plotësoni Formularin për Aplikim!

Formulari i aplikimit, së bashku me dokumentet tjera të kërkuara, mund të dorëzohen jo më vonë se data 31 maj 2019 (ora 23:59) në e-mail adresën: moc.liamg@ovosok.bwhc. Titulli i aplikimit përmes emailit duhet të jetë: “Aplikimi për Heritage Space 2019 (Emri dhe mbiemri juaj)”.

Për çdo informacion shtesë në lidhje me Heritage Space IV, ju lutemi na kontaktoni në moc.liamg@ovosok.bwhc ose në numrin e telefonit: +38344665472 / +381 (0) 38 754 866.

 

Linku -> THIRRJE PËR PROJEKTE – HERITAGE SPACE IV