- 21 May 2019
Nënkryetari i Komunës të Prishtinës, Muhedin Nushi dhe drejtoresha e CARITAS-it zvicran, Vera Haag Arbenz, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për implementimin e projektit “Kthimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes riintegrimit socio-ekonomik në Komunën e Prishtinës”.
Caritas-i zvicran do të përkujdeset që riintegrimi i personave të riatdhesuar të fuqizohet përmes masave aktive të tregut të punës, këshillimit dhe riintegrimit ekonomik të të riatdhesuarve. Grupi i synuar në këtë projekt përfshin personat e riatdhesuar nga vendet evropiane dhe mbështetjen e tyre në fusha të ndryshme të riintegrimit ekonomik dhe psiko-social.