Dita Evropiane e Parqeve u shënua me mbjellje të luleve nëpër hapësirat e gjelbra në pjesë të ndryshme të Prishtinës

- 24 May 2019

 

24 Maji, Dita Evropiane e Parqeve u shënua me mbjellje të luleve nëpër hapësirat e gjelbra në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Dita Evropiane e Parqeve është një ditë përkujtimi për Zonat e Mbrojtura në Evropë që nga viti 1999 dhe u promovua nga Federata EUROPARC për të nderuar Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën. Kjo datë shënon krijimin e Parqeve të Para Kombëtare në Evropë - një grup prej nëntë parqesh të krijuara në Suedi në vitin 1909.

Krijimi i hapësirave të gjelbra dhe ruajtja e mjedisit ku jetojmë ka rëndësi të madhe për zhvillimin mjedisor, social dhe ekonomik të qytetit dhe shoqërisë sonë.

Të kujdesemi dhe të e respektojmë ambientin rreth nesh dhe Prishtinën, duke shërbyer si shembull i mire për brezat e rinj.