- 05 Jun 2019
Edukimi i hershëm ka rëndësi të madhe për fëmijët, e veçanërisht edukimi dhe vetëdijësimi për çështjet e mbrojtjes së mjedisit.
Në shënim të 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, Kryetari Shpend Ahmeti I shoqëruar nga Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrike Richardson dhe Shefja e Zyrës së UN Women, Vlora Nushi vizituan Qendrën Socio Edukative SOS kopshti dhe SOS Fshatrat e Fëmijëvë ku realizuan aktivitetin simbolik të mbjelljes së luleve, për ndërgjegjësim mbi çështjet e mjedisit.
Fëmijët të shoqëruar nga studentet e Akademisë së Arteve, mes tjerash, organizuan edhe një punëtori të riciklimit të mbetjeve plastike.