Njoftim për regjistrim civil falas për komunitetet rom, ashkalij dhe egjiptian

- 10 Jun 2019

Njoftohen qytetarët e komunitetit Rom, Ashkalij dhe Egjiptas se në periudhën prej 15 Qeshor – 15 Korrik 2019, Komuna e Prishtinës i ofron shërbimet e gjendjes civile falas, që përfshinë certifikatën e lindjes dhe dokumentet tjera të regjistrit civil.

Inkurajohen qytetarët e komunitetit Rom, Ashkalij dhe Egjiptas për aplikim dhe regjistrim të faktit të lindjes dhe dokumenteve tjera në kuadër të regjistrit civil.

Ky aktivitet është në kuadër të fushatës senzibilizuese si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut.

 

Njoftim për regjistrim civil falas për komunitetet rom, ashkalij dhe egjiptian