Ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

- 28 Jul 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit, për të marrë pjesë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Afati për regjistrim është nga 23 korriku deri më 29 gusht 2025.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë të drejtë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Procesi i regjistrimit mund të bëhet në njërën nga këto dy mënyra:

  1. Online, përmes platformës zyrtare të KQZ-së: https://diaspora.kqz-ks.org,
    ose
  2. Përmes postës, duke dërguar dokumentet për regjistrim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë

Për më shumë informacione:
https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/
vjk.kqz@kqz-ks.org
WhatsApp & Viber: +383 46 61 000