Java e Filmit - Kino Armata

- 10 Jun 2019

Java e Filmit është aktivitet që organizohet nga Komuna e Prishtinës, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kino Armata, për nder të njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës. Kjo javë organizohet në kuadër të programit të gjerë 20/20 që organizohet nga Komuna e Prishtinës për shënimin e këtij njëzetvjetori.

Java e Filmit do të ndodhë përgjatë javës së tretë të muajit qershor në Kino Armatë. Filmdashësit do të kenë mundësi të shiqojnë filma të ndryshëm të prodhuar në Kosovë. Këta filma në një formë apo tjetrën trajtojnë tematika dhe rrëfejnë storje që lidhen me tranzicionin e shoqërisë Kosovare gjatë këtyre viteve. Vitet e 90ta, lufta 98-99’, aspektet sociale e ekonomike, filma të shkurtë, të gjatë dhe dokumentarë na presin në Kino Armata çdo mbrëmje prej 17 deri më 23 qershor.

Pas shfaqjës së filmave do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë me personat që kanë qenë pjesë e ekipeve realizuese të filmave.

Hyrja është falas.

Komuna e Prishtinës
Qendra Kinematografike e Kosovës
Kino Armata

//

Programi

E hënë, 17 qershor 2019 // Monday, 17 June 2019
20:00-22:00
"Ajo" (13’) nga @More Raça & "Martesa" (97’) nga Blerta Zeqiri

E martë, 18 qershor 2019 // Tuesday, 18 June 2019
20:00-22:00
"Një Muaj" (26’) nga Zgjim Terziqi & "Daullet e Rezistencës" (65’) nga Mathieu Jouffre

E mërkurë, 29 qershor // 2019 Wednesday, 19 June 2019
20:00-22:00
"Gardhi" (15’) nga Lendita Zeqiri & "me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘" (90’) nga Ilir Hasanaj

E enjte, 20 qershor 2019 // Thursday, 20 June 2019
20:00-22:00
"Tisa" (21’) nga Valter Lucaj & "Përtej Rrugës" (81’) nga Yll Çitaku

E premte, 21 qershor 2019 // Friday, 21 June 2019
20:00-22:00
"Ferdonija" (30’) nga Gazmend Bajri & "Histori Maje Kulmi" nga Gazmend Nela (74’)

E shtunë, 22 qershor 2019 // Saturday, 22 June 2019
20:00-22:00
“Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue & “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley and Elizabeth Chai Vasarhelyi

E dielë, 23 qershor 2019 // Sunday, 23 June 2019
20:00-22:00
“Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi (17’) & “Babai” (104’) nga Visar Morina


*Prodhimi i filmave që janë në këtë program (përveç filmit "A Normal Life" që është realizuar në vitin 2003) është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.