- 16 Jun 2019
“Loja e Yjeve” u quajt ndeshja që takoi mbrëmë dy skuadrat me kapitenë Granit Xhaka e Milot Rashica me shokë.
Pjesë e ekipit ishin edhe shumë emra publikë nga fusha e artit, kulturës, muzikës, politikës e sportit si Mërgim Mavraj, Haxhi Krasniqi, Ledri Vula, McKresha e Dukagjin Lipa.
Krenari, nder dhe njenja të veçanta dhuruan për publikun që e përcjelli këtë ndeshje bamirëse.
Spektakli i organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe e mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës ishte pjesë e aktiviteteve 20/20 për 20 vjet liri!
Të gjitha të hyrat nga kjo ndeshje do të dhurohen për familjet në nevojë.