- 17 Jun 2019
Në mbështetje të nenit 18 te Udhëzimit administrativ nr.0612018, për standardet minimale të konsultimit publik në komuna, nenit 9 të Ligjit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor nr. 03/L-230 me dt. 29.10.2010, nenit 13 të Udhëzimit administrativ, nr. 0412018, për transparencë në komuna, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 02.05.2019, votoj pro propozim - vendimit për lënien në shqyrtim publik të projektdokumentit për Planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban të Prishtinës (PMQU) dhe njëkohësisht ka marr Vendim që ky Plan ti lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente. Krahas këtij dokumenti do të vendoset në debat publik edhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit të Mobiliteit të Qëndrueshëm Urban i Prishtinës
Ky Projekt - dokument do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës, rruga UÇK - 2 (objekti i vjetër i Komunës) në kohëzgjatje prej 15 ditësh duke filluar prej datës 18.06.2019, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00.
Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-dokumenti e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim në projektdokumentin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-plani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANITTË MOBILITETIT TË QËNDRUESHËM URBAN PRISHTINË