- 20 Jun 2019
Prej sot është hapur Qendra e 3 për qëndrim ditor të të moshuarve në lagjen Pejton!
Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim.
Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që e mbështetën dhe me punën e tyre kontribuan në realizimin e kësaj qendre, me kaq shumë rëndësi për këtë komunitet.
Më e pakta që mund të bëjmë, është që të kujdesemi dhe respektojmë brezin që kontriboi shumë në kohërat më të vështira!