- 21 Jun 2019
Të gjithë për ti kënduar paqes e dashurisë.
Për Kosovën e shpresës dhe të lumturisë.
Këtë të shtunë në ora 20:00 në Parkun e Gërmisë tek "koshat" do të mbahet koncerti i solistes së mirënjohur Elina Duni me shokë.
Në këtë mbrëmje do të performojnë edhe pop-rock grupi “Asgjë Sikur Dielli”, bendi soul-electronic “SYTË”, artistët Yll Megi, Rubin Beqo, si dhe bende të huaja.
Grupi "Kalàscima" do të sjell tingujt magjik të ritualeve të Tarantës së Italisë përmes muzikës së tyre Apiliane, që ka shkelur skena të shumta prestigjioze. Në koncert do të mirëpresim edhe 4 muzicientët e grupit francez "Les Coureurs de Rempart".
Biletat mund ti gjeni në Kioskun e Informacionit në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në Rave Travel. Cmimi për biletë është 5€.