- 24 Jun 2019
Të shtunën në mbrëmje, tek 'koshat' e Parkut të Gërmisë është mbajtur koncerti muzikor ku interpretoi jazz solistja Elina Duni me shokët e saj dhe artistë të tjerë shqiptarë dhe të huaj.
Pjesë e veçantë e mbrëmjes ishin performancat e bendeve "Kalàscima" dhe "Les Coureurs de Rempart" që sollën zhanre dhe instrumente tradicionale muzikore italiane dhe franceze.
Mbrëmja, që mirëpriti qindra njerëz nga Prishtina dhe Kosova, u shoqërua me vallëzim e këngë deri në mesnatë.
Ky koncert u organizua në kuadër të aktiviteteve 20/20 nga Komuna e Prishtinës, për ti kënduar paqes e dashurisë për Prishtinën e shpresës dhe lumturisë.