- 26 Jun 2019
Komuna e Prishtinës, FTON të interesuarit, për shprehje interesi në përfitimin e donacionit për ‘Realizimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi’.
Drejtoria e Urbanizmit, Komuna e Prishtinës, ka caktuar një shumë buxhetore për projekte në fushën e Efiçencës së Energjisë, përkatësisht në përmirësimin e saj në ndërtesa të banimit në bashkëpronësi. Si projekt fillestar (pilot), është planifikuar realizimi i masave të Efiçiencës së Energjisë në një ndërtesë të banimit në bashkëpronësi. Qëllimi i projekti: Përmirësimi i efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit në bashkëpronësi. Kjo shpallje synon ‘Shoqatat e Pronarëve’ (përfaqësues të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi), të interesuar për realizimin e masave të Efiçiences së Energjisë në ndërtesat e tyre, përkatësisht përzgjedhjen e të interesuarit (ndërtesës) që i përmbush kriteret e përcaktuara sipas kësaj shpalljeje, dhe më tutje realizimin e punimeve lidhur me masat e EE.
Kriteret e përzgjedhjes për ndërtesën e banimit në bashkëpronësi janë:
Përparpësitë për përzgjedhje Përparësi në përzgjedhje do të kenë: -‘Shoqatat e Pronarëve’ të cilët posedojnë auditim energjetik të ndërtesave të cilat i përfaqësojnë, apo edhe projektin me masat e parapara të Efiçiencës së Energjisë dhe planifikimin financiar; - Ndërtesat të cilat nuk janë të lidhura në rrejtin e ngrohjes qëndrore të qytetit, ‘Termokos’, por për të cilat ekziston mundësia e lidhjes në këtë rrjet; -Ndërtesat të cilat kanë dëmtime në fasadë, kulm apo pjesë tjera të mbështjellësit të ndërtesës. Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen: - Certifikata e regjistrimit të ‘Shoqatës së Pronarëve’ (përfshirë edhe listën e Kryesisë së shoqatës së pronarëve); - Përshkrim teknik i ndërtesës: - Mënyrat e ngrohjes që shfrytëzohen në njësitë banesore, - Shpenzimet mesatare të energjisë elektrike gjatë sezonës së dimrit (për të gjitha tipet e njësive – të dëshmohet me nga një faturë të KEDS për muajin Dhjetor apo Janar) - Pëlqimi i të gjithë bashkëpronarëve për ‘shprehjen e interest’ për këtë projekt; - Auditimi energjetik, projekti me masat e parapara si dhe planifkimi financiar (nëse e posedojnë). Pas përzgjedhjes së ndërtesës së banimit në bashkëpronësi, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me tenderin për realizimin e masave të parapara për ndërtesë.
Lokacioni për dorëzimin e aplikacionit: Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, lagjja “Arbëria 3”, Zyra nr. 16 (kati – Përdhesë) Email: urbanizmiprishtine@rks-gov.net Afati i fundit për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e aplikimit të kësaj shpalljeje. |