- 27 Jun 2019
Si asnjëherë më parë, Filharmonia e Kosovës sjell performancë të jashtëzakonshme në hapësirë të hapur para mijëra qytetarëve.
Në këto momente në sheshin “Skëndërbeu”, Toshio Yanagisawa po dirigjon mbi 110 instrumentistë dhe solistë në performancën e Simfonisë Nr. 9 të kompozitorit Ludwig Van Beethoven.
Kjo Simfoni bart si porosi thirrjen për vëllazëri dhe paqe, duke qenë kështu performanca ideale për aktivitetet 20/20 (20 aktivitete, 20 vjet liri) të organizuara nga Komuna e Prishtinës.
Sonte së bashku me korin e FK-së gjithashtu do të performojnë Arta Jashari (soprano), Vikena Kamenica (mexosoprano), Liridon Sadriu (tenor) dhe Armando Likaj (bariton).
Ky koncert i veçantë u organizua nga Filharmonia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe partneri medial “Kohavision”.