- 27 Jun 2019
Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Agjencinë e Luxemburgut për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Marrëveshja ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Komunën e Prishtinës duke i aplikuar elementet më të rëndësishme të sistemit dual të arsimit profesional të vendeve më të zhvilluara.
Investimi i duhur në aftësimin profesional të të rinjëve të Prishtinës siguron ngritje të potencialit për tregun e punës dhe ofron mundësi për një shoqëri të shëndoshë me mirëqenje sociale e ekonomike.