- 27 Jun 2019
Medina Braha, Drejtoreshë për Shërbime Publike takoi menaxhmentin e Kompanisë “Pastrimi” për të diskutuar planet e veprimit për menaxhimin më të mirë të mbeturinave në Kryeqytet.
Duke marrë parasysh se në Prishtinë kemi një numër të konsiderueshëm të bizneseve gastronomike, nga muaji korrik do të filloje trajtimi i veçantë për menaxhimin e mbeturinave nga ky sektor. Aplikimi i sistemit derë më derë i grumbullimit të mbeturinave, me orare të caktuara do të përmirësojë dukshëm gjendjen në terren.
Për Prishtinën tonë të pastër!