- 27 Jun 2019
Me mbështetjen e dr Bujar Gashi, drejtor për Shëndetësi, mjekët dhe infermierët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente po trajnohen për programin nacional të trajtimit të infarktit akut të miokardit. Ky program nacional parasheh që në rast të infarkteve akute të bëhet reagimi dhe raportimi i shpejtë i rasteve dhe pacienti mbrenda 120 minutave të merr trajtimin e duhur.
Duke u trajnuar mjekët e mjekësisë primare, sigurohet që pacientët të marrin shërbimin dhe trajtimin adekuat cysh me fillimin e simptomave të para dhe brenda 120 minutave të arrihet të shpëtohet muskuli i zemrës dhe pacientët të mos mbeten me invaliditet.
Një falenderim i veçantë për dr Tefik Bekteshi, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive për gadishmërinë dhe angazhimin maksimal në shpërndarjen e përgaditjes së profesionale tek pjesëmarrësit e trajnimit.
Statistikat tregojnë se rreth 3000 persona, apo 35% e të gjitha vdekjeve brenda vitit në Kosovë, shkaktohen nga sëmundjet e zemrës. Për çdo vonesë prej 30 minutash pas infarktit, rreziku i vdekshmërisë rritet për 7.5%.