- 28 Jun 2019
Komisioni vlerësues në bashkëpunim me Qeverinë Britaneze kanë intervistuar dhe përzgjedhur anëtarët e bordit të drejtorëve për ndërmarrjen ”Prishtina Parking”.
Anëtarë të Bordit të drejtorëve janë zgjedhur Vjollca Duriqi Hajdari, Muhamet Krasniqi, Mahir Blaku dhe Naser Krasniqi, ndërsa mandati i tyre është tre (3)vjet bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.