- 27 Jun 2019
Njëra nga banesat sociale në Fushën e Pajtimin ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarri. Dren Kukaj, drejtor për Mirëqenje Sociale ka vizituar familjen tetë anëtarëshe të Metush Kamerit, banesa e të cilit, pas zjarrit, është e pabanueshme. Renovimi I tërësishëm është I domosdoshëm për kthimin e banesës në një gjendje të banueshme.
Marrë parasysh se kjo familje e ka të pamundur t’i mbulojë shpenzimet e renovimit, do të angazhohemi që të i ndihmojmë si institucion.
Natyrisht, mirëpresim mbështetjen e të gjithë njerëzve të vullnetit të mire, që janë të gatshëm të e ndihmojnë këtë familje.