Ekspozita dy ditore “Artistët e Rinj 2019” u përmbyll mbrëmë

- 29 Jun 2019

Eksodi kosovar gjatë 20 viteve pas lirisë ka qenë tematika e ekspozitës dy ditore “Artistët e Rinj 2019”, që u përmbyll mbrëmë. Në këtë organizim të Galerisë së Arteve të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës u ekspozuan krijimet artistike të pjesëmarrësve Adea Pula, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Dion Zeqiri, Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi.
Krijimi fitues u shpall ai i artistit Valdrin Thaqi, duke përfituar kështu residencë një vjeçare në njërën nga residencat rtistike më të mira në botë.
Kjo ekspozitë e organizuar në kuadër të aktiviteteve 20/20 ka për qëllim promovimin e artit konceptual dhe artistëve të rinj nën moshën 30 vjeçare, si dhe trajtimin e temave të rëndësishme shoqërore dhe historike kosovare.