- 29 Jun 2019
Nga 21 deri më 25 qershor, në amfiteatrin e ri të Biblotekës Universitare është mbajtur Edicioni i 12-të i garës internacionale “Pianisti i Ri”.
Shoqata e pianistëve të Kosovës “Bell’Arte”, ka organizuar garën në piano për grupmoshat nga 7 deri në 19 vjeç, në kërkim të pianistit të ri të vitit. Triumfues i kësaj gare doli Herman Med Cerisha, i cili do ti bashkangjitet orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në njërën nga koncertet e radhës të sezonit 2019/2020.
Çmime të tjera që u dhuruan në natën finale ishin tre çmimet monetare “20/20” nga Komuna e Prishtinës, çmimi “DAM Recital Festival”, "Istanbul Ulucan", "Fahri Beqiri" dhe çmime të tjera speciale.
Komuna e Prishtinës, si bashkpunëtore e festivalit të vetëm internacional të pianos për fëmijë në Prishtinë “Pianisti i Ri”, i uron shumë suksese të gjitë garuesve dhe inkurjajon të gjithë instrumentistët e rinjë të marrin pjesë në aktivitete të tilla kulturore.