- 02 Jul 2019
Nënkryetari Muhedin Nushi priti në takim Annette Fath Lihiq, Këshilltare Ekzekutive e Përfaqësueses Speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në takim u dikutua mundësia e bashkëpunimit dhe mbështetja e konferencës njëjavore “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë/Kosovo Sustainable Development Week” që do të mbahet në shtator. Në kuadër të aktiviteteve, do të organizohet edhe “Dita pa Vetura” në Kryeqytet.
Nënkryetari Nushi premtoi të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e aktivitetve, e në veçanti “Dita pa Vetura”, marrë parasysh se Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të i zhvillojë dhe implementojë politikat për mbrojtje të mjedisit ku jetojmë.