Diskutim publik për draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës

- 28 Jun 2019

Njoftohen qytetarët e Komunës së Prishtinës organizohet diskutimi publik për “Draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Komunën e Prishtinës”.

E premte, 12 korrik 2019, ora 10:00
Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

Kjo draft rregullore do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës , rruga UÇK - 2 (objekti i vjetër i Komunës) në kohëzgjatje prej 30 ditësh, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00 dhe do të jetë e publikuar në webfaqen e Komunës së Prishtinës.

Organizmin e shqyrtimit publik të kësaj draft rregullore e bën Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta do të hartojë përmbledhjen e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim lidhur me draft rregulloren shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të këtij dokumenti nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.

Komentet e shkruara mund të dërgohen në adresat: Diellon.Gjonbalaj@rks-gov.net dhe Luljeta.N.Selimi@rks-gov.net

 

 Draft rregullorja për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës