Njoftim

- 05 Jul 2019

Të nderuar qytetarë e Komunës së Prishtinës,

Ditëve të fundit, në vendin tonë janë duke mbretëruar temperatura shumë të larta. Me qëllim të parandalimit të zjarreve të ndryshme, Komuna e Prishtinës ju bën thirrje publike pronarëve të parcelave private, shoqërore dhe atyre publik, që të kositin barishtet e pakositura deri më tani.

Poashtu, ftojmë, të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura në natyrë, sepse në këto temperatura shumë të larta mund të sjellin dëme me pasoja të mëdha.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të veçantë dhe u tërheqim vërejtjen bujqëve, që pas korrjeve të arrave të tyre, mos të i ndezin amulloret e mbetura.

Ne i falënderojmë qytetarët tanë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kërkojmë nga ta kujdes të shtuar gjatë sezonit të verës, sidomos, për çështjen e zjarreve.

Nga Policia e Kosovës na është konfirmuar se do të i rrisin masat e sigurisë për parandalimin e fatkeqësive të mundshme.

Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!