Njoftim për qytetarë

- 10 Jul 2019

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Dje dhe sot sasia e madhe e reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit.

Ju njoftojmë se të gjitha ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje.

Ju lutemi që për çfarëdo emergjence të thirrni në numrat pa pagesë 080012233 dhe 080012244.