- 10 Jul 2019
Prishtina qe 2 ditë po ballafaqohet me reshje mjaft intensive. Ekipet e angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë bërë intervenimet e nevojshme në ujëmbledhësit e kanalizimit atmosferik dhe në pastrimin e rrugëve konform përgjegjësive që ka Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Kemi arritur t'i minimizojmë problemet në qarkullim në pikat kyçe, jemi duke pastruar vazhdimisht dhe jemi në gadishmëri për çfarëdo intervenimi tjetër sipas nevojës.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim.