- 17 Jul 2019
Kryetari Shpend Ahmeti dhe Ambasadori Gjerman Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
Ndërtimi i objektit të ri të kësaj Ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë Gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona.