Zyrtarët e Komunës së Prishtinës certifikohen për njohuritë bazike të procesit të integrimit evropian

- 18 Jul 2019

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës janë certifikuar për njohuritë bazike të procesit të integrimit evropian, obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA –ja) dhe procedurat e aplikimit në fondet e Bashkimit Evropian për komunat.

Ky trajnim do të ndihmojë zyrtarët të vetëdijësohen mbi rëndësinë e përmbushjes së kritereve të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian në nivel lokal të qeverisjes dhe raportimit të drejtë të përmbushjes së kritereve të MSA-së mbi të arriturat e Komunës së Prishtinës.