- 19 Jul 2019
Mbahet punëtoria njëditore për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për një menaxhim më efektiv të mbeturinave
Zyrtarë nga drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me zyrtarë nga ndërmarrja “Pastrimi” dhe përfaqësues nga The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) mbajtën punëtori njëditore me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta.
Gjatë takimit janë diskutuar edhe temat lidhur me planin operativ të hartuar së bashku, i cili tashmë ka filliar edhe fazën testuese të implementimit.
Për të siguruar menaxhim më efektiv të mbeturinave do të bëhet edhe rioganizimi i kontenjerëve, duke filluar nga zona qendër.
Poashtu, temë diskutimi ishte edhe mundësia e nismës për projektin e ndarjes së mbeturinave në burim, fushatat vetëdijësuese dhe planifikimet e fazave të projektit.
Duke marrë parasysh se në Prishtinë kemi një numër të konsiderueshëm të bizneseve gastronomike, rikujtojmë se së shpejti do të filloje trajtimi i veçantë për menaxhimin e mbeturinave nga ky sektor.
Aplikimi i sistemit derë më derë i grumbullimit të mbeturinave, me orare të caktuara do të përmirësojë dukshëm gjendjen në terren.
Për Prishtinën tonë të pastër!