Të enjten mbahet koncerti Ramë Lahaj & friends

- 27 Jul 2019

Si gjithmonë muaji gusht në Prishtinë sjell ditë plot diell e mbrëmje të ngrohta. Bashkë me gushtin vijne edhe bashkëadhetarët tanë të cilët qytetit të Prishtinës i japin energji, gëzim e hare.

Këtë vit mbrëmja e parë e gushtit do të permbyll ditët e diasporës në kryeqytet me koncertin e tenorit të famshëm shqiptar Ramë Lahaj. Bashkë me tenorin do të performojne edhe miqtë e tij si dhe orkestri me muzicientë nga Prishtina e Tirana.

Ky koncert është pjesë e aktiviteteve “Ditët e diasporës në qytetin e Prishtinës”, si dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe me Minsitrinë për Kulturë Rini dhe Sport.