- 26 Jul 2019
Investimet në reformimin e transportit publik përveç kompletimit të flotës së autobusëve, përfshijnë edhe përshtatjen e infrastrukturës rrugore dhe sinjalizimin horizontal e vertikal.
Rruga “Bill Clinton” është e para në Kryeqytet e cila do të ketë shirit të veçantë për qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban, duke zvogëluar dukshem kohën e qarkullimit të autobusëve urban brenda qytetit.