Fillon edicioni i tretë i festivalit Meeting of Styles Kosovo duke e transformuar hapësirën “te hekurudha” në rrugën Tirana

- 27 Jul 2019

Edicioni i tretë i festivalit Meeting of Styles Kosovo filloi sot duke e transformuar hapësirën “te hekurudha” në rrugën Tirana, në një ekspozitë të artit urban me plot ngjyra!

"International Meeting Of Styles", (MOS) është një rrjet ndërkombëtar i artistëve dhe adhuruesve të Grafitit, qe filloi në Wiesbaden, Gjermani në vitin 2002.

Festivali "Meeting Of Styles" prezanton dhe promovon llojet e ndryshme të artit urban. Dhe në të njejtën kohë, ka për qëllim të krijojë një forum për komunitetin ndërkombëtar të artit, për të komunikuar, për të mbledhur dhe shkëmbyer ide dhe për të përkrahur shkëmbimin ndërkulturor.

Një falenderim i madh për Q’art – Qendra për Zhvillimin e Artit për orgnizimin dhe bashkëpunimin.