Për shkak të motit jostabil, ndërpritet procesi i dezinsektimit hapësinor

- 29 Jul 2019

Për shkak të të reshurave të shiut dhe motit jostabil, përkohësisht ndërpritet procesi i dezinsektimit, i cili ka filluar të shtunën me 27 korrik.

Dezinsektimi hapësinor do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi.