- 28 Oct 2014
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot u takua me Ambasadorin e Suedisë për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, z.Mats Staffansson
Në këtë takim Kryetari Ahmeti e njoftoi z. Staffansson lidhur me zhvillimet fundit politike dhe projektet e Komunës së Prishtinës.
Ambasadori u interesua veçanërisht për zhvillimin e reformave në Komunën e Prishtinës, për programin qeverisës i cili është zbatuar gjatë këtyre nëntë muajve, si dhe për sfidat e Komunës së Prishtinës.
Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin Staffansson për reformat e përgjithshme në Komunën e Prishtinës duke filluar nga luftimin e korrupsionit, zhvillimi i transportit publik, agjendën e gjelbër, reformat të cilat kanë filluar të zhvillohen në arsim.
Në këtë takim u diskutua edhe për iniciativat rajonale si dhe bashkëpunimin e kryeqytetit, Prishtinës, me kryeqytetet e tjera në rajon dhe mundësinë e bashkëpunimit për përfitimin e fondeve nga projektet e Bashkimit Evropian, si iniciativa të përbashkëta të kryeqyteteve.
Temë diskutimi ishin edhe zhvillimet politike në nivelin qendror. Me këtë rast kryetari Ahmeti shprehu dhe qëndrimet në lidhje me formimin e institucioneve në nivelin qendror të cilat duhet të krijohen sa më parë dhe në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare në Republikën e Kosovës.