Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria” po zhvillohen sipas planit dinamik

- 01 Aug 2019

Investimi në edukimin e hershëm është vendimi më i duhur për të siguruar një ardhme më të mire për fëmijët tanë dhe për të siguruar një shoqëri të shëndoshë.

Ndërsa, modeli i çerdheve me bazë në komunitet është mënyra më e mirë e gjithëpërfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijëve.

Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria” po zhvillohen sipas planit dinamik. Dhe sipas këtij plani, punimet përfundojnë në muajin tetor.

Kjo çerdhe është e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 100 fëmijëve të kësaj lagjeje.