Mbrëmë u mbajtë koncerti i Maestro Ramë Lahaj me miq

- 02 Aug 2019

Maestro Ramë Lahaj me miq, sopranon Besa Llugiqi, baritonët Kiril Manolov e Adhurim Grazda nën përcjelljen e orkestrës së dirigjuar nga David Crescenzi dhuruan mbrëmë momente të paharrueshme e emocione të veçanta për publikun në Prishtinë.

Nën qiellin e hapur të sheshit “Skenderbeu” tenori Lahaj performoi Toskën e Verdit, Carmenin, Agimet Shqiptare e La Traviatën. I këndoi edhe Pranverës në Prishtinë.

Koncertin e përmbylli me këngën “Oh moj bukuroshe” të cilën ia dedikoi bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha.

Një falenderim nga ❤ për Ramë Lahaj me miq që e nderoi Prishtinën duke na dhuruar një mbrëmje dhe ndjenjë që do të mbetet shumë gjatë në kujtimin e të gjithëve!

 

 

Galeria e fotove - Koncerti i Maestro Ramë Lahaj me miq