Sunny Hill Festival e vendosë Prishtinën në hartën e ngjarjeve të mëdha muzikore

- 02 Aug 2019

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Dua Lipa e Dukagjin Lipa nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e aneks objektit të Pallatit të Rinisë për themelimin e Sunny Hill Academy.

Në hapësirat ku ka qenë e vendosur American School of Kosova planifikohet të zhvendoset shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe Sunny Hill Academy, e cila projektin e parë do të e realizojë me Institute of Arts and Innovation në Los Anxhelos për të mbështetur talentët e rinj në muzikë.

Përmes këtij projekti tre të rinj apo të reja nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtojnë për Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.

Përndryshe Sunny Hill Festival fillon sonte dhe këtë vit sjell në Prishtinë Miley Cyrus e Calvin Harris bashkë me shumë këngëtarë të tjerë.