Vendosen shtyllat antiparking në rrugën Agim Ramadani

- 06 Aug 2019

Lirimi i hapësirës publike për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe të sigurtë të këmbësorëve është i rëndësishëm.

Ndërsa, parkimi i veturave në vende joadekuate paraqet rrezik, ndëshkohet dhe mbi të gjitha, është sjellje jo e mirë qytetare!

Rruga Agim Ramadani është pjesë shumë e frekuentuar e qendrës dhe tash e tutje këmbësorët do të lëvizin më lehtë në trotuaret e dedikuara për ta.