- 07 Aug 2019
Nënkryetari Selim Pacolli dhe drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit Valon Tolaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave”, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Gërmia” dhe për një pjesë të tokës së ndërmarrjes shoqërore “Slloga (KHT Kosova).
Me marrëveshjen e nënshkruar, Komuna e Prishtinës ka marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet me tri këste, brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021. Ndërkaq, për punëtorët e NSh Slloga (KHT Kosova) pagesa e 20 % nga Komuna do të bëhet deri në muajin tetor 2019.