Fillojnë punimet për asfaltimin e disa prej rrugëve në lagjen Vneshta

- 09 Aug 2019

Po vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore në lokacione të ndryshme të pjesës urbane të Prishtinës.

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve:

 

  • rruga Mikel Marubi, gjatësia e rrugës 230 metra,
  • rruga Xhelal Preveza, gjatësia 281 metra,
  • rruga Mihail Grameno, gjatësia 160 metra,
  • rruga Shkreli, gjatësia 64 metra,
  • rruga Butrinti, gjatësia 194 metra,
  • rruga Avni Rrustemi, gjatësia 54 metra,
  • rruga Haki Pavataj, gjatësia 80 metra dhe
  • rruga Sali Mani, gjatësia 230 metra.