Prishtina, 100% transparente në prokurim publik

- 15 Aug 2019

KDI ka prezantuar sot Indeksin e Transparencës 2018, si pjesë e projektit të USAID-it për transparencë në prokurimin publik. Me këtë rast, Kryeqyteti u vlerësua me notën maksimale, si 100% transparent.
Në fjalën e tij të rastit, Kryetari Shpend Ahmeti theksoi se rruga e vetme drejt qeverisjes së mirë, është hapja karshi qytetarëve, dhe publikimi i të gjitha shpenzimeve dhe kontratave që i bën secila komunë, ashtu siç i publikon Kryeqyteti, Prishtina.