- 16 Aug 2019
Qendrës për Mjekësinë Urgjente iu bashkuan edhe dy autoambulanta të reja, pranimin e të cilëve sot e bëri Drejtori i Shëndetësisë pranë Komunës së Prishtinës Dr. Bujar Gashi dhe Drejtori i QMU-së Dr. Avdyl Pacolli. Falë shtimit të numrit të autoambulantave në QMU koha e intervenimit në raste urgjente vazhdon të ulet nën mesataren e 6 minutave.