- 20 Aug 2019
Nënkryetari Muhedin Nushi sot nënshkroi marrëveshje bashkëfinancimi me organizaten Terre des hommes - Kosovo për ofrimin e shërbimeve të specializuara në kuadër të projektit “Rrjeti i Mbrojtjes së Fëmijëve – Faza 3” për shërbime të specializuara për fëmijë në gjendje rruge, shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden në rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehim të menjëhershëm si dhe shërbime të specializuara për fëmijë viktima të abuzimit seksual.