- 21 Aug 2019
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka pranuar koncept notën për financimin e Unazës së brendshme të kryeqytetit, pas kërkesës për financim që e ka bërë Republika e Kosovës. Ky projekt do të arrin vlerën rreth 100 milion Euro.
BERZH tashmë ka ndarë rreth 1 milion euro për konsulencë për studimin përfundimtar të fizibilitetit dhe dizajnit preliminar. Ky studim do të filloj në nëntor të këtij viti pas përzgjedhjes së kompanisë konsulente.
Raporti do të përfundohet në qershor të vitit 2020, e do të vendoset në diskutim publik 120 ditë. Gjatë këtij diskutimi publik katër muajsh qytetarët do të kenë të drejtë të japin kontributin e tyre qoftë pronarët e tokave që preken nga kjo unazë qoftë të tjerët që kanë ide për zhvillimin sa më të mirë të projektit.
Në vjeshtën e vitit 2020 do të tenderohet unaza që do të lehtësoj bukur shumë levizjet në kryeqytetin tonë.
Në foto me të kuqe shihen detajet e unazes së brendshme nga planet komunale në fuqi.