MIRËSEVINI NË KRYEQYTETIN MË TRANSPARENT NË EVROPË

- 21 Aug 2019

Kryetari Shpend Ahmeti dhe nënkryetarët Selim Pacolli dhe Muhedin Nushi sot prezentuan para mediave rezultatet e hulumtimit të Transparency International. Në publikimin e rezultateve të matjes së transparencës për 26 kryeqytetet evropiane, dega e Transparency International në Sllovaki thekson se Prishtina është njëra prej kryeqyteteve më transparente në evropë bazuar në hulumtimin dhe krahasimin në qasjen e qytetarëve në informacione publike.